Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa krahas një karriere të suksesshme njihet edhe për stilin e saj unik.
27-vjeçarja këtë e ka dëshmuar këtë edhe në imazhet e fundit teksa dukej e mahnitshme dhe në formë.
Ylli i muzikës u pa në disa veshje të ndryshme elegante dhe nga lëkura ndërsa tregoi se ndodhet në Madrid, Spanjë.
“24 orë në Madrid”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotove teksa pranoi komente të shumta nga ana e fansave.
Ndërkohë, kujtojmë që autorja e “Levitating” së fundmi është nominuar për një çmimin në “Brit Awards”, ndërsa për shtatë të tjerë në “iHeartRadio Music Awards 2023”.
Ndryshe, këngëtarja që aktualisht mendohet të jetë beqare, pak ditë më parë u fotografua me një mashkull misterioz rrugëve të Londë.r
Lipa më parë ishte përfolur edhe për një lidhje me prezantuesin, Trevor Noah. /Telegrafi/