Site icon Telegrafi

Dua Lipa shfaq format e mahnitshme trupore gjatë pushimeve me të dashurin në Ibiza

Ajo aktualisht po shijon pushimet në Ibiza me të dashurin e saj Anwar Hadid.

Dhe Dua Lipa, 25 vjeçe, u lajmërua në Instagram të dielën për të ndarë një mori fotografish të bujshme me 70.1 milionë ndjekësit e saj.

E veshur me një palë bikini ngjyrë, interpretuesja e hitit “IDGAF” dukej tejet tërheqëse ndërsa i buzëqeshte kamerës, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e lindur në Londër i kishte kapur flokët e saj në stilin e një bishti të zi, ndërsa kishte vënë një makijazh minimal në fytyrën e saj.

Lexo po ashtu Dua Lipa me shoqet e saj pozojnë me bikini të njëjta, ndërsa marrin rreze dielli në Shqipëri

Pasi i kishte lyer buzët me një buzëkuq rozë të errët, lëkura prej bronzi e fitueses së tri çmimeve Grammy shkëlqeu nën rrezet e diellit natyral.

Ajo i mbrojti sytë me një palë syze të mëdha me ngjyrë portokalli.

Portat e harkuara dhe një kaktus ekzotik zbukuruan sfondin në të cilin Dua po realizonte imazhet.

Në një video të ëmbël shoqëruese, këngëtarja e hitit “New Rules” dukej sikur po priste të dashurin e saj për të kërcyer pranë pishinës.

Duke vënë koleksionin e tij të tatuazheve në front, e veshur me një palë pantallona të shkurtra gri, modeli u dallua nga e dashura e tij ndërsa mbante në kokë një kapelë me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë.

Këto pushime të Duas dhe Anwarit në Ibiza vijnë pas disa ditëve të mrekullueshme që çifti kaluan gjatë qëndrimit të tyre disa ditor në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version