Sukseset e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk kanë të ndalur.
Dhe, këngëtarja 26-vjeçare po vazhdon akoma të shijojë suksesin e këngës “Levitating” të cilën e lansoi një vit më parë.
Kënga ka qëndruar për javë të tëra në pozitën e parë në top-listat botërore, ndërsa tani ajo u bë zyrtarisht kënga e cila ka qëndruar për një vit të tërë në “Billboard Hot 100”.
Kështu është bërë e ditur përmes faqes së fansave të Duas, të cilën e ri-postoi edhe vet këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.
“Levitating” nga Dua Lipa ka qëndruar zyrtarisht 1 vit (52 javë) në top-listën “Billboard Hot 100”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, kënga e cila është pjesë e albumi të fundit të këngëtares “Future Nostalgia”, vetëm në kanalin zyrtar në YouTube ka mbi 372 milionë klikime, duke u bërë kështu një prej hiteve më të mëdha të artistes.
Në anën tjetër, Dua po vazhdon të jetë e angazhuar edhe në projekt tjera jashtë muzikës, këngëtarja së fundi bëri hapjen dhe mbylljen e natës së parë të sfilatës së “Versace”, në Javën e Modës në Milano.
Ndërkohë, atë do ta shohim për herë të parë edhe si aktore në filmin triler “Argylle”, ku do të shfaqet përkrah yjeve si: Henry Cavill, John Cena, Catherine O’Hara, Samuel L. Jackson dhe Sam Rockwell. /Telegrafi/