Telegrafi

Dua Lipa reagon pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare: Faleminderit, po ndihem shumë krenare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën e sotme (e diel) i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare këngëtares së famshme, Dua Lipa.

Begaj bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë mirëpritur artisten me famë botërore si dhe të gjithë familjen.

Dekreti iu dorëzua nga presidenti i Shqipërisë, i cili theksoi që Lipa është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe kudo ku flitet shqip.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Levitating” nga ana tjetër në lidhje me këtë ka bërë një postim në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare

Ajo ka shpërndarë disa fotografi e video nga momenti, ndërsa shtoi se po ndihet shumë krenare.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

“Faleminderit president Bajram Begaj dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për këtë nderim – mora shtetësinë shqiptare”, tha Dua.

“Faleminderit, po ndihem shumë krenare”, vazhdoi më tej ajo.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Kjo iu dha në prag të Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Instagram)

 

Dua Lipa (Foto: Instagram)