Telegrafi

Dua Lipa pyetet për lidhjen që ka me Bebe Rexha dhe Action Bronson: Jemi shqiptarë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, po vërehet dukshëm se po bën bujë në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Që sukseset e saj nuk kanë të ndalur, një gjë e tillë tashmë po vërehet, sidomos gjatë këtij viti.

Dua së fundmi është duke u bërë edhe pjesë e shumë intervistave, ku po zbulon më shumë për vete, sikurse në atë “Web’s Most Searched Questions”.

Në këtë rubrikë ajo u përgjigj në pyetjet që bëhen më së shumti në rrjet, ku nuk u la pa u komentuar lidhja e saj me Bebe Rexha dhe Action Bronson.

“Jemi shqiptarë, në këtë mënyrë më duket se të gjithë shqiptarët e quajnë njëri tjetrit kushëri apo diçka e tillë. Nuk jemi të afërme, por flasim shqip dhe jam krenare që jam e atilë”, u shpreh ajo për Beben.

Të njëjtin mendim e ndau edhe për Action Bronson, por këtë të fundit e konsideroi si vëlla të saj.

“E shoh si vëllanë tim, po ashtu ai më rekomandon restorantet më të mira ndonjëherë”, përfundoi Dua.

Vlen të përmendet se këngëtarja tashmë është nominuar për gjashtë kategori në “Grammy Awards 2021”, arritje kjo mjaft e madhe në karrierën e saj. /Telegrafi/