Është mbajtur të premten nata e parë e festivalit “Sunny Hill” në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë.
Artistë të shumtë u ngjitën në skenën e festivalit për të performuar para publikut, duke bërë që atmosfera të ishte sa më e këndshme.
Ndërkohë, në zonën VIP ka qenë prezente këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, bashkë me familjen e saj.
Pranë Duas i pranishëm ishte edhe i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid, i njohur si vëllai i motrave të famshme: Gigi dhe Bella Hadid.
Dyshja duket të kenë kaluar çaste të ëmbla së bashku, duke kërcyer e shkëmbyer puthje gjatë gjithë kohës.
Në një video të publikuar nga Dukagjin Lipa në InstaStory, shihet se si në momentin teksa ai po argëtohej bashkë me rep-artistin Gashi gjatë performancës së artistes Njomza, Dua dhe Anwar po i dhuronin puthje njëri-tjetrit në prapaskenë.
Këngëtarja Lipa duket tejet e lumtur në krahët e të dashurit të ri, me të cilin nisi lidhjen në korrik të këtij viti. /Telegrafi/