Telegrafi

Dua Lipa pushton skenën e ‘Brit Awards’, sjell performancë interesante me Calvin Harris, Sam Smith dhe Rag’n’Bone Man

Dua Lipa me performancë madhështore në "Brit Awards" (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images)

Është duke u zhvilluar ngjarja e madhe e ndarjes së çmimeve britanike, “Brit Awards 2019”.

Në “The O2 Arena” të Londrës ishin të shumtë yjet që parakaluan në tapetin e kuq të eventit, ndërsa disa prej tyre janë shpërblyer edhe me çmime.

Lexo po ashtu Të gjithë fituesit në "Brit Awards 2019"

Në edicionin e 39-të të “Brit Awards” nuk kishte se si të mungonin shqiptaret, pasi prezente këtë vit është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kështu u duk Dua Lipa në tapetin e kuq të “Brit Awards 2019” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Kjo e fundit, është ngjitur në skenën e madhe të “Brit Awards”, së bashku me DJ e famshëm, Calvin Harris, Rag’n’Bone Man, dhe Sam Smith.

Dua Lipa me performancë madhështore në “Brit Awards” (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver) 

Ata kanë interpretuar para publikut disa nga hitet e tyre të fundit, duke dhuruar spektakël para mijëra të pranishmëve, dhe miliona spektatorëve.

Këngëtarja shqiptare këndoi për fansat hitin e saj “One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harris, i cili në këtë mbrëmje u shpërblye me çmimin “Producenti i vitit”.

Dua Lipa me performancë madhështore në “Brit Awards” (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Dua Lipa përndryshe është dukur tejet sharmante dhe provokuese, veshur me një fustan ngjyrë violetë në pjesën e poshtmne, dhe me dekolte të hapur në pjesën e sipërme.

Ajo arriti të fitojë çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën “One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harris.

Dua Lipa me performancë madhështore në “Brit Awards” (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Në edicionin e 39-të të “Brit Awards”, u vërejt mungesa e artistes tjetër shqiptare, Rita Ora, e cila gjithashtu ishte e nominuar në një nga kategoritë e festivalit, por që për shkak të turit të saj, nuk mund të ishte prezente. /Telegrafi/

Pamje tjera nga performanca e Dua Lipës në “Brit Awards 2019”: