Telegrafi

Dua Lipa pushton Houstonin në të kuqe (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është shfaqur tejet elegante në koncertin e fundit në Houston të Teksasit.

Bukuroshja në kuadër të turneut botëror ndalesën e fundit e ka pasur në Houston të Teksasit.

Aty ajo ka zhvilluar koncertin e radhës duke performuar hitet e saj më të mëdha, të cilat publiku i këndoi një zëri me të, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Dua Lipa madhështore para mijëra adhuruesve në Atlanta (Foto)

Dua në këtë koncert zgjodhi një fustan të kuq të gjatë, shumë elegante, që e bëri atë të duket pushtuese në skenë.

Pos performancave ‘live’ me bend, Dua Lipa me turneun e saj po vë vulën për trendet që po i vë në të dukurit bukur me thjeshtësi. /Telegrafi/