Telegrafi

Dua Lipa publikon një fotografi të bukur familjare nga Roma

Dua Lipa (Foto: Robert Schlesinger/Getty Images/Guliver)

Dua Lipa e ka publikuar një fotografi të familjes së saj të plotë në rrjetet sociale.

Në fotografi, krahas këngëtares, ndodhet babai i saj (Dukagjin Lipa), nëna (Anesa Lipa), vëllai (Gjin Lipa) dhe motra (Rina Lipa).

“Rrugës për në Vatikan”, ka shkruar Dua në përshkrimin e fotografisë në Instagram.

Një orë pas publikimit fotografia ka marrë afro gjysmë milioni pëlqimesh nga fansat e këngëtares.

Lexo po ashtu Lajmet për Dua Lipën

Dua Lipa ndodhet në Romë të Italisë për të marrë pjesë në koncertin “Të bashkuar në muzikë dhe në kujtim të Skënderbeut”.

Yje të njohura të muzikës që kanë arritur famë të madhe ndërkombëtare janë pjesë e këtij koncerti.

Ndër ta janë, edhe Ermal Meta, Inva Mula, Elhaida Dani e Ramë Lahaj. Evenimenti është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Romë.

“Jam shumë e nderuar që jam ftuar në qytetin e Vatikanit për ta festuar 550 vjetorin e heroit tonë shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të takohem me shenjtërinë e tij, Papa Franceskun. /Telegrafi/