Telegrafi

Dua Lipa publikon këngën e re “Dance The Night”

Foto: Screenshot/YouTube

Dua Lipa ka publikuar këngën e saj të re “Dance The Night”, e cila i paraprin filmit të Greta Gerwig, “Barbie”.

Kënga u realizua nga Mark Ronson, Andrew Wyatt si dhe Picard Brothers me një video mjaft të veçantë.

Artistja shqiptare po ashtu është shfaqur si një ‘barbie’ e vërtetë me paraqitje e një vallëzim tejet sensual.

Foto: Screenshot/YouTube

“Barbie” del në kinema të premten, më 21 korrik, dhe kolona zanore del në të njëjtën ditë.

Kontribuues të tjerë në kolonën zanore përfshijnë:Tame Impala, Ice Spice dhe Haim.

“Dance the Night” u shkrua nga Lipa, Wyatt, Caroline Ailin dhe Mark Ronson.

Foto: Screenshot/YouTube

Dua Lipa do të shfaqet në “Barbie”, së bashku me Margot Robbie, Ryan Gosling, Issa Rae, Simu Liu, Michael Cera, Kate McKinnon, John Cena dhe shumë të tjerë.

Albumi i dytë në studio i këngëtares, “Future Nostalgia”, u publikua në vitin 2020. Së fundmi ajo ka bashkëpunuar me Calvin Harris dhe Young Thug në “Potion”. /Telegrafi/