Telegrafi

Dua Lipa publikon fotografi nga vizita në Tiranë: Jam e nderuar që ndodhem këtu

(Foto: Instagram/dualipa)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një vizite befasuese në Tiranë, ku i ka përcjellë nga punimet e ndërtimit të një kopshti për 300 fëmijë që mbështet nga fondacioni i saj.

Me këtë rast, ylli ndërkombëtar i muzikës dhe familja e saj janë mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“E nderuar që ndodhem në Tiranë – Shqipëri sot (e premte), për të parë punën ndërtuese të ‘Sunny Hill Kindergarten’ në qendër të qytetit. Pas tërmetit të vitit 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke u blerë bluzat ‘Pray for Albania’ që i krijova me miqtë e mi BondNYC, i dyfishova fondet që i bëmë me bluzat dhe ato para po shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë”.

“Jam mirënjohëse që ndodhem këtu për këtë sot, me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi”.

Lexo po ashtu Dua Lipa në Tiranë, sheh nga afër punimet e çerdhes që po ndërtohet me kontributin e fondacionit të saj

“Hapja 15 shtator 2021! Faleminderit Shqipëri”, ka shkruar Dua duke bashkëngjitur emrin e Fondacionit Sunny Hill. /Telegrafi/