Telegrafi

Dua Lipa promovon artistët shqiptarë që do të jenë pjesë e “Sunny Hill”

Foto: Getty Images

Në datat 10, 11 dhe 12 gusht do të organizohet festivali i madh “Sunny Hill” në Prishtinë.

Për këtë feestival do të vijë enkas nga Londra në ditën e parë të tij, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Sot (e mërkurë) është konfirmuar se pjesë e tij do të jetë edhe DJ me famë botërore, Martin Garrix.

Lexo po ashtu Konfirmohet pjesëmarrja e Dj Martin Garrix në festivalin "Sunny Hill"

Në festival nuk do të mungojnë edhe shumë prej emrave shqiptarë, të cilët do të argëtojnë për tre netë rresht publikun shqiptar me këngë të ndryshme.

Ka qenë vet këngëtarja Lipa, e cila së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka promovuar të gjithë emrat që do të jenë pjesë efestivalit.

Në InstaStory, ajo iu ka kushtuar kujdes artistëve Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, DJ Gamble dhe Durim Xhema.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

 

Foto: Dua Lipa/InstaStory

 

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Ndërkohë, në fotografitë tjera, ajo gjithashtu promovon emra të tjerë si: Dafina Zeqiri, Albert Stanaj, Action Bronson, Grace Carter, SG Lewis, Col3trane e shumë të tjerë.

Të gjitha informacionet për festivalin Sunny Hill Festival (10, 11, 12 gusht) si dhe biletat me çmime promovuese mund t’i gjeni në web faqen zyrtare: SunnyHillFestival.com (Kliko Këtu) /Telegrafi/