Telegrafi

Dua Lipa prezanton tatuazhin e ri

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Këngëtarja e njohur Dua Lipa, së fundmi ka ateruar në Paris, ku do të mbajë koncertet e radhës.

Ajo gjithashtu është bërë pjesë e eventit të organizuar nga marka e njohur “Quotidien”.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga kjo mbrëmje, ku është dukur mjaft atraktive e veshur në ngjyrën rozë.

E njëjta, së fundmi ka realizuar edhe një tatuazh të ri në krahun e saj të djathtë.

Këtë tatuazh, Dua e ka ndarë me ndjekësit e saj përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja shqiptare ka realizuar tatuazh një trëndafil, i cili simbolizon fuqinë e femrës.

Ajo ka arritur të marrë komplimente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/