Site icon Telegrafi

Dua Lipa prezanton motrën dhe të vëllanë, duken elegantë së bashku në dasmë

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka treguar shumë herë se është tejet krenare me familjen dhe rrënjët e saj.

Ajo është shumë e lidhur me anëtarët e familjes së saj, ndonëse angazhimet e shumta shpesh e bëjnë që të qëndrojë larg tyre.

Dua është fëmija më i madh në familjen e saj, dhe ka një motër dhe vëlla më të vogël.

Dua Lipa me vëllanë dhe motrën e saj më të vogël (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtarja shqiptare ka pozuar krahë motrës së saj, Rinës, dhe vëllait të vogël, Gjinit.

Lexo po ashtu Dua Lipa në listën e 10 personave më të rrezikshëm për t'i kërkuar në internet

Teksa duken të buzëqeshur dhe elegante, të tre fëmijët e familjes Lipa treguan se e duan shumë njëri-tjetrin.

“Jemi krehur mirë për dasmë”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar edhe sebepin që i bëri ata kaq elegantë në këtë paraqitje të fundit.

Lipa përndryshe është gati të lansojë albumin e saj të dytë, për të cilin ka punuar tash e sa kohë, dhe së fundmi prezantoi edhe ‘trailerin’ e klipit të ri, në të cilin do të vijë me disa skena mjaft provokuese. /Telegrafi/

Exit mobile version