Telegrafi

Dua Lipa prezanton ekipin e valltareve të saj (Foto)

Dua Lipa në klipin e ri

Dua Lipa pa dyshim se ka pasur një nga vitet më të suksesshme në karrierën e saj.

Bukuroshja shqiptare ka shënuar suksese të jashtëzakonshme në vitin 2018 me albumin e saj të vet titulluar “Dua Lipa”.

Hiti më i madh nga ky album ishte “New Rules”, kurse së fundmi ajo ka publikuar një videoklip të ri.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Dua Lipa

“IDGAF” titullohet projekti i ri i saj me një videoklip mjaft interesant, në një këngë mjaft ritmike.

Dua tash në rrjetin social Instagram ka prezantuar valltaret e saj, të cilët janë Hayley, Becky, Jonadette, Anna, Manue dhe Petra.

Dua Lipa të gjitha valltaret e saj në klipin e fundit i kishte femra.

Ndryshe, këngëtarja po vazhdon të shijojë romancën me Paul Klein. /Telegrafi/