Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka udhëtuar së fundmi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo ndodhet në New York për të punuar rreth disa projekteve të reja, gjersa ka ndarë me fansat disa fotografi në Instagram nga shëtitjet në këtë vend.
Në dy footgrafitë e fundit, Lipa ka pozuar në veturë e veshur me të shkurtra, ndërsa është dukur mjaft atraktive.
Duke pozuar lart me këmbët pranë dritares, këngëtarja shqiptare theksoi linjat e saj, ndërsa vuri në pah këmbët tërheqëse.
“New York përgjithmonë”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive, teksa ka bërë të ditur dashurinë e madhe që ka për këtë qytet.
Përndryshe, ajo pritet që brenda pak muajsh të nisë xhirimet e klipit për kolonën zanore të filmit “Jmes Bond 25”, pasi është zbuluar se ajo do të jetë artistja interpretuese e temës muzikore të filmit. /Telegrafi/