Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, të hënën (28 nëntor) ka performuar në Shqipëri në Ditën e Flamurit, 110 vjetorin e Pavarësisë.
Ajo realizoi një koncert të jashtëzakonshëm, ku mblodhi afro 200 mijë njerëz në sheshin “Skënderbej” në Tiranë – pavarësisht temperaturave të ulëta.
27-vjeçarja interpretoi disa nga hitet më të njohura, ndërkohë që bëri paraqitje të ndryshme me shumë stil.
Lidhur me eventin madhështor në Tiranë, zeshkania ka bërë një reagim në rrjete sociale duke i falënderuar të gjithë.
Ky njëherësh ishte koncerti i fundit i Duas, shou i 94-të në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.
“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit me përfundim në Tiranë, Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo ndonjëherë në Ditën e Pavarësisë”, u shpreh Lipa.
“Gjithçka që mund të them është një falënderim i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoja me njerëzit më të mëdhenj për ta ndarë atë. Future Nostalgia përgjithmonë”, tha më tej ajo.
Pati momente të shumta atë natë, si ai ku u shfaq e mbështjellë me flamurin kuq e zi dhe kur bëri shqiponjën. /Telegrafi/