Site icon Telegrafi

Dua Lipa për filmin “Zgjoi”: Duhet të shikohet patjetër, shpresoj ta shohë duke marrë një ‘Oscars’

Foto: Shannon Finney/Getty Images

Filmi kosovar “Zgjoi” është dhënë gjatë këtyre ditëve premierë edhe në kinematë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Natën e kaluar, ky film u dha premierë në Washington D.C., ku e pranishme në sallën e shfaqjes ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Artistja 26-vjeçare është ndarë e mahnitur nga ky prodhim filmik vendor, i cili shtjellon historinë e trishtë të grave të Krushës.

Lexo po ashtu Vjosa Osmani takon Dua Lipën, Yllka Gashin dhe Blerta Bashollin në Washington DC

Dua ndau pak kohë nga angazhimet e saj për të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga momentet e këndshme që kaloi nën shoqërinë e regjisores së filmit, Blerta Basholli, aktores Yllka Gashi si dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ,e cila gjithashtu ndodhet në Amerikë këto ditë.

“Mbrëmë në shfaqjen e ‘HIVE (Zgjoi)’ – Një film i bukur i cili tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre. Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim i vërtetë. ‘HIVE’ përfshiu bordin e Sundance dhe mezi pres me shpresë që ta shoh atë të marrë një ‘Oscars’! Duhet të shikohet”, ka shkruar interpretuesja e hitit “New Rules”.

Lexo po ashtu 'The New York Times' shkruan për historinë e filmit "Zgjoi": Pas luftës, një e mbijetuar gjen veten e saj

Dua përndryshe e shoqëruar nga Vjosa Osmani pritet që të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.

Foto: Shannon Finney/Getty Images

Lipa do të nderohet me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”, gjersa prezente në mbrëmje do të jetë edhe e para e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version