Dua Lipa dukej sensacionale teksa doli në skenën e Festivalit Roskilde të këtij viti në Danimarkë të enjten.
26-vjeçarja u shfaq energjike gjatë koncertit të saj, ndërsa kishte veshur një fustan të gjelbër dhe të zi me tegela me detaje të prera, gjë që vendosi në pah barkun e saj të tonifikuar.
Krijuesja e hitit “One Kiss”, Dua, kishte veshur një palë geta rrjete të zeza dhe aksesorë me një palë vathë vezullues argjendi në formë dryni.
Arti trupor i interpretueses u shfaq teksa ajo hodhi krahët në ajër në një përpjekje për të inkurajuar fansat e saj të ngriheshin në këmbë për të kërcyer.
Ajo veshi një palë këpucë me taka të larta të gjelbra për t’iu përshtatur veshjes së saj, duke u ngjitur në skenë ndërsa ecte.
Ylli zgjodhi një grim të rëndë për sytë e zi dhe vendosi një buzëkuq të theksuar për shfaqjen e saj. /Telegrafi/