Edhe pse jemi në mes të vitit, britanikët kanë filluar të përzgjedhin se cilët personazhe publike janë të veshura më së miri për vitin 2018.
Tre vendet e para i kryesojnë zonjat e Mbretërisë së Madhe, ku e para renditet Mbretëresha Elizabeth II-të, shkruan Standard Evening.
Kjo e fundit është përzgjedhur për veshjet standarde me ngjyra të forta gjersa Dukesha Kate Middleton po llogaritet si ikonë e modës.
Meghan Markle, dukesha e re e Sussexit, zë pozitën e tretë në saje të vellos me rastin e martesës me Princin Harry.
Mesin e tyre gjendet edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila është pozicionuar në vendin e katërt, menjëherë pas Meghan Markle.
E gjithë kjo në saje të veshjeve të ndryshme dhe serioze në ngjarje madhore muzikore si dhe atyre që shihet në ditët e zakonshme të saj.
Ndryshe, shumë shpejt pritet që Dua të mbajë edhe një koncert madhështor në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/