Site icon Telegrafi

Dua Lipa në lidhje dashurie me ish-të dashurin e Rita Orës, Romain Gavras?

Dua Lipa thuhet se është në lidhje me ish-të dashurin e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras.

Këngëtarja, 27-vjeçe, u pa duke lënë pas-ndejën e BAFTAs në Chiltern Firehouse në Londër me Romain, 41-vjeçar.

Ai ishte parë duke mbajtur një distancë pas saj me një pallto të zezë dhe një kapelë të zezë bejsbolli, që ia mbulonte një pjesë të fytyrës.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Të njëjtit më pas u fotografuan bashkë në sediljet e pasme të një makine.

Lexo po ashtu Dua Lipa dukej elegante në pas-ndejën e BAFTAs, teksa u shfaq me një mashkull misterioz me mjekërr

“Dua dhe Romain kanë qenë duke bërë takime në heshtje për disa muaj”, tha një burim për The Sun.

Rita Ora dhe Romain Gavras (Foto: Backgrid)

“Ata kanë qenë duke shijuar kohën së bashku. Dyshja u takuan me miqtë e ngushtë të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj”, tha më tej burimi.

Dua Lipa dhe Romain (Foto: Getty Images)

“Ajo mendon se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”.

Dua më parë ka qenë duke shijuar një romancë dashurie me modelin Anwar Hadid.

Romain Gavras (Foto: Shutterstock)

Të njëjtit u ndanë në fund të vitit 2021, pas dy vitesh lidhje së bashku.

Gavras nga ana tjetër ishte në lidhje me yllin e muzikës pop, Rita Ora, 32-vjeçare, për gjashtë muaj përpara se ndarja e tyre të konfirmohej në mars 2021.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Getty Images)

Pas disa javësh thashetheme në atë kohë, u konfirmua se çifti zyrtarisht nuk ishin më bashkë dhe u ndanë para Krishtlindjeve të vitit 2020. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Getty Images)
Exit mobile version