Telegrafi

Dua Lipa ndan pamje të reja nga sfilata e “Versace”-s, shkëlqen përkrah kunatës, Gigi Hadid

Dua Lipa ishte ylli i mbrëmjes në sfilitën e markës “Versace”, në Javën e Modës në Milano.

Këngëtarja shqiptare bëri hapjen dhe mbylljen e mbrëmjes së mbushur me emrat më të njohur të modës si: Emily Ratajkowski, Gigi Hadid dhe Naomi Campbell.

26-vjeçarja në përmbylljen e pasarelës u shoqërua personalisht nga Donatella Versace, e cila ia dha gjithë epitetin e natës glamuroze, ylli të muzikës.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërsa, përveç saj, këngëtarja e hitit “Physical”, ndau skenën edhe me kunatën e saj, super modelen, Gigi Hadid.

Lexo po ashtu Dua Lipa në rolin e modeles, hap sfilatën e "Versace"-s në Javën e Modës në Milano

Ishte vet Dua që ka sjellë disa imazhe dhe video ku shihet bashkë me modelen 26-vjeçarja, teksa të dyja ato shkëlqyen në një prej netëve më të rëndësishme në Javën e Modës në Milano.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Kujtojmë që Dua është imazhi kryesor i “Versace”s dhe një billboard i madh me fotografinë e saj nga kampanja e fundit është vendosur në disa prej dyqaneve më gjigantë të markës në botë. /Telegrafi/