Site icon Telegrafi

Dua Lipa mundohet t’iu shmanget paparacëve, ndërsa fotografohet me të dashurin e ri në Los Angeles

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Callum Turner u panë duke shijuar një darkë në Los Angeles këtë javë.

Këngëtarja 28-vjeçare ishte e mbështjellë me një pallto të gjatë të bardhë, me flokët e saj të lyer ngjyrë vjollce të lëna të lira për të kornizuar makijazhin e saj.

Ajo mund të shihej teksa mbante mbetjet e ushqimit të saj në një enë për ushqim, teksa doli nga restoranti me të dashurin e saj që ecte pas saj, shkruan DailyMail.

Callum, 33 vjeç, ndërkohë kishte veshur një xhaketë bomber ngjyrë jeshile-ulliri mbi një bluzë dhe një palë xhinse që ishin shumë në modë.

Lexo po ashtu Lidhjet e Dua Lipës ndër vite: Kush janë shtatë meshkujt me të cilët ajo ka qenë e dashuruar?

Lajmi për romancën e tyre “shpërtheu” këtë muaj kur dyshja u panë duke u ndjerë komodë pranë njëri-tjetrit në një festë në Beverly Hills, në promovimin e serialit më të ri “Masters Of The Air” ku aktori ka një rol kryesor.

Në pamjet e siguruara nga tabloidi amerikan TMZ, superylli i popit mund të shihet për një kohë të shkurtër duke kërcyer ngadalë me Callumin në ambientin e mbushur me yje të Hollywoodit.

Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata shkëmbyen puthje gjatë këtij momenti romantik mes tyre.

Lexo po ashtu Filmi "Argylle" ku luan Dua Lipa merr kritika, cilësohet si "një nga filmat më të këqij ndonjëherë"

Një burim i brendshëm më pas konfirmoi lidhjen për tabloidin Page Six, duke thënë: “Është diçka e re, por ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ajo ishte në premierë për ta mbështetur”.

Romanca e fundit e Duas vjen pak kohë pas ndarjes së saj nga ish-i dashuri i mëparshëm, regjisori francez Romain Gavras.

Ndërkohë Callum vitin e kaluar ka qenë në një lidhje të shkurtër me modelen angleze Mathilda Lowther, mbesa e Earl-it të 7-të të Lonsdale.

Para kësaj, ai pati një lidhje katër vjeçare me Vanessa Kirby, e cila fitoi famë ndërkombëtare si Princesha Margaret në dy sezonet e para të serialit “The Crown”. /Telegrafi/

Exit mobile version