Telegrafi

Dua Lipa mes dy super bukurosheve botërore

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë po vazhdon me sukses të paraqitet në koncerte të ndryshme të botës.

Ajo së fundi ka qëndruar në qytetin amerikan të New Yorkut, ku ka pasur mundësinë të takohet edhe dy super modele.

Lexo po ashtu Dua Lipa dhe Action Bronson u bëjnë thirrje shqiptarëve për koncertin në Prishtinë: Sillni edhe kushërinjtë

Bëhet fjalë për Gigi Hadidin dhe Grace Elizabeth, të cilat e kanë futur në sandviç 22-vjeçaren.

“Në një supermodel sandviç”, ka shkruar Dua me rastin e publikimit të fotografisë në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Katy Perry komplimenton Dua Lipën për linjat trupore

Theksojmë se gjatë muajit gusht këngëtarja do të jetë në Prishtinë, ku do të paraqitet në festivalin e krijuar prej të atit të saj, Duagjin Lipës, “Sunny Hill”.

Ndërkohë, Dua është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegarfi/