Site icon Telegrafi

Dua Lipa merr vëmendje në skenën e Lollapalooza, e veshur me kostum të zi transparent

Dua Lipa tërhoqi vëmendje teksa doli në skenën e Lollapalooza të premten, për ditën e dytë të festivalit vjetor katërditor të muzikës, të mbajtur në Grant Park në Chicago, Illnois.

Këngëtarja shqiptare, 26-vjeçe, dukej e mahnitshme në një kostum të zi transparent.

Shfaqja është e para e saj pas incidentit që ndodhi në koncertin e saj në Scotiabank Arena në Toronto, në të cilin mbetën disa persona të lënduar për shkak të fishekzjarrëve.

Foto: Film Magic

Sa i përket makijazhit, ylli zgjodhi një nuancë të lehtë ngjyrë vjollcë dhe buzëkuq ngjyrë kafe.

Lexo po ashtu Dua Lipa kërkon falje pas incidentit me fishekzjarre në koncertin e saj në Toronto

Përveç Lipës, të pranishëm në këtë festival madhështor kanë qenë edhe Machine Gun Kelly dhe Avril Lavigne.

Foto: Film Magic

Ylli me origjinë nga Kosova sivjet po ashtu e ka konfirmuar se do të performojë në “Sunny Hill Festivall”.

“Sunny Hill” po bën një rikthim pas dy vitesh për shkak të situatës me COVID-19.

Foto: Wire Image

Të famshëm të tjerë që do të jenë në ngjarjen më të madhe kulturore në vend përfshijnë: J Balvin, Burak Yeter, Mahmood, Skepta etj. /Telegrafi/

Foto: Film Magic
Foto: Film Magic
Exit mobile version