Telegrafi

Dua Lipa merr gjithë vëmendjen në sfilatën e “Fendi x Versace”, në Javën e Modës në Milano

Pas disa muajsh spekulime, bashkëpunimi “Fendi x Versace” është bërë realitet.

Dy kreatorët e mëdhenj të modës janë bërë bashkë për një kreacion unik që u shfaq në sfilatën e radhës në Javën e Modës në Milano.

Të titulluar “VERSACE BY FENDI – FENDI BY VERSACE”, Donatella dhe Silvia Venturini Fendi ndërruan role për t’u frymëzuar nga vizioni i tjetrit, kim Jones që iu bashkua Venturini Fendi për të dizajnuar linjën e veshjeve për femra dhe meshkuj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Për të ndjekur nga afër këtë moment histori, e pranishme ishte dhe ylli i muzikës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Foto: Dua Lipa/Instagram

26-vjeçarja e cila është imazhi kryesor i “Versace”, qëndroj në radhën e parë të audiencës dhe ndoqi nga afër parakalimin e super modeleve Emily Ratajkowski, Naomi Campbell dhe Gigi Hadid.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ylli i hitit “Psycal” u pa e veshur me një fustan nga ky kreacion, teksa ndau imazhe të reja për adhuruesit në Instagram.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në një fustan të tejdukshëm me shkëlqim, të kombinuar me të brendshme të zeza, Lipa dukej glamuroze dhe plot sharm.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Fendace, bravo Donatella Versace dhe Kim Jones. History”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.

Lexo po ashtu Dua Lipa në rolin e modeles, hap sfilatën e "Versace"-s në Javën e Modës në Milano
Foto: Dua Lipa/Instagram

Rikujtojmë që Dua bëri hapjen dhe mbylljen e sfilatës së “Versace” në natën e parë të Javës së Modës në Milano. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram