Telegrafi

Dua Lipa mahnitëse në kopertinën e “Vogue Australia”

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, ka pozuar së fundmi për numrin më të ri të revistes prestigjioze “Vogue”, në filialin e saj në Australi.

Dua do të jetë pjesë  kopertinës së muajit prill, në të njëjtin muaj kur edhe lansohet albumi i saj më i ri “Future Nostalgia”.

Ka qenë vet 24-vjeçarja ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të kopertinës së “Vogue Australia”, të edicionit më të ri të muajit të ardhshëm.

Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Nën titullin “Dua Lipa – Zëri autentik i ikonës së re të muzikës pop”, këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e muajit prill të kësaj reviste, në intervistën e së cilës ka folur gjerë e gjatë rreth zhvillimeve të reja në karrierën e saj, posaçërisht rreth albumit të saj të dytë.

Lexo po ashtu Tabloidi i famshëm TMZ shkruan për Dua Lipën: Vogëlushja që u rikthye nga Kosova në Londër me aspirata të mëdha

E veshur me një kreacion ngjyrë pjeshke, me stil të viteve 80′ dhe doreza të bardha në duar, Lipa duket mjaft tërheqëse në kopertinën e kësaj reviste.

“Çështja e prillit, Vogue Australi, ne e bëmë këtë ndërsa isha në Sydeny për Mardi Gras (parada e LGBTI) dhe me të vërtetë filloi javën time me ngjyra! Një nga xhirimet e mia të preferuara”, shkroi Dua Lipa në Instagram.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, veçanërisht të atyre australianë që mezi presin daljen në treg të numrit të ri të kësaj reviste. /Telegrafi/

Dua Lipa në Paradën e LGBTI në Sydney të Australisë, shkurt 2020 (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)