Dua Lipa mund të jetë një nga yjet më të mëdha të muzikës, por me siguri ajo bëri bujë e4dhe në eventin për të nderuar përpjekjet në ekranin e kinemasë.
Këngëtarja britaniko-shqiptare – e cila së fundmi u nda me të dashurin Romain Gavras, 42 vjeç, – u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa veshi një fustan të zi të tejdukshëm në
Gala të 3-të vjetore të Muzeut të Akademisë në Los Angeles të dielën (3 dhjetor).
Dua shfaqi figurën e saj mahnitëse në eventin e mbushur me yje teksa kishte veshur një fustan të zi me dantella, i cili ishte mjaft i tejdukshëm për të treguar të brendshmet e saj.
Ajo ka përshtatur dukjen me bizhuteri platini të veshura me diamant, duke përfshirë vathë masivë dhe një qafore.
Flokët e saj të kuqe të errëta u lanë lë lira mbi supe në një model të valëzuar dhe makijazh të theksuar.
Gala e Muzeut të Akademisë mbledh së bashku yjet më të mëdhenj dhe më të ndritur teksa nderojnë katër talente të showbiz-it.
Ky vit pa Meryl Streep, Michael B. Jordan, Oprah Winfrey dhe Sofia Coppola mes atyre që u nderuan për kontributin.
Streep, 74 vjeçe, mori çmimin “Icon” i cili festoi të gjithë karrierën e saj, e cila përfshin tre çmime “Oscar”.
Ajo që mori çmimin “The Pillar” ishte Oprah, 69 vjeç, e cila u vlerësua në përpjekjet e saj për mbështetjen e Muzeut të Akademisë.
Coppola, 52 vjeç, u nderua për avancimin e artit të kinemasë, ndërsa vajzës së Francis Ford Coppola iu dha çmimi “Visionary”.
Ndërkohë Dua thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj regjisori Romain Gavras pas një romance të stuhishme tetë mujore.
Krijuesi i hitit konfirmoi se ishte në lidhje me Romain, i cili është ish-i i Rita Orës, në mars, kur të dy u fotografuan duke shkuar në shtëpi së bashku nga sfilata e Javës së Modës në Paris në Saint Laurent.
Këngëtarja ka vendosur që dëshiron të përqendrohet vetëm në muzikën e saj në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë. /Telegrafi/