Telegrafi

Dua Lipa mahnit me dukjen në të zeza, pyet nëse duhet ta rikthejë stilin e vjetër

Dua Lipa (Foto: Instagram/dualipa)

Ajo është njëra nga këngëtaret më të dashura për popullin anembanë, pasi edhe përçon energji mjaft pozitive.

Bëhet fjalë për artisten shqiptare, Dua Lipa, e cila përmes interpretimit të këngëve dhe paraqitjeve skenike di të merr vëmendjen e miliona fansave.

Kohët e fundit ajo ka qenë duke shijuar pushimet në ishujt Karaibe, së bashku me të dashurin e saj Anwar Hadid.

Përpos kësaj, gjatë ditës së sotme (e martë), këngëtarja ka publikuar një fotografi ku ka mahnitur me dukjen e saj unike.

Lexo po ashtu Dua Lipa thekson të pasmet në imazhet e fundit

E veshur me një fustan të zi, të cilit ia ka shtuar edhe disa aksesorë, Dua me një makijazh të rëndë ka shkëlqyer me dukjen.

“A duhet ta rikthejë atë sërish”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Me një pyetje të tillë ajo ka nxitur fansat të komentojnë, ndërsa disa prej tyre kanë kërkuar stilin e saj të vjetër e disa të tjerë jo.

Sidoqoftë, ajo kohët e fundit ka lansuar edhe klipin këngën “Hallucinate”, e realizuar me animacione. /Telegrafi/