Dua Lipa ka lansuar koleksionin e saj të dytë me Puma-n, duke pozuar në një fotosesion të bukur për të nisur bashkëpunimin.
Këngëtarja mahnit me modelet e saj sportive, duke realizuar një sërë pozash atletike për koleksionin “Flutur” për të cilën thotë se është e frymëzuar nga kultura rave.
Tutat, pantallonat dhe bluzat e shkurtra përbëjnë koleksionin e ri ‘unisex’, me yllin që zbulon se koleksioni përfaqëson tranzicionin dhe fillimet e reja, një temë që u bë qendrore në jetën e saj kohët e fundit.
Këngëtarja shqipatre tha se ka kaluar një metamorfozë krijuese me koleksionin e saj të ri dhe jetën në përgjithësi duke shpjeguar motivin e fluturës në dizajnet e saj ‘përfaqëson tranzicionin, metamorfozën dhe fillimet e reja’.
“Ndihesha sikur në fillim, kur fillova të punoja, flutura tashmë kishte shumë kuptim për mua. Tani, duke shkuar në koleksionin e dytë, ai kuptim sapo është forcuar dhe është bërë edhe më i rëndësishëm në jetën time. Ndjehet sikur gjithçka përparoi dhe u shfaq në atë mënyrë”.
Dua po pushon nga turneu i saj “The Future Nostalgia Tour” pasi performoi në Festivalin Roskilde në Danimarkë më 30 qershor. /Telegrafi/