Site icon Telegrafi

Dua Lipa kujton kohën kur nuk e pranuan në korin e shkollës – i kishin thënë se nuk dinte të këndonte

Dua Lipa (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Sot ajo është një prej artisteve më të arritura në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Por rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ndërsa ditëve të sotme, ajo krenohet me dy çmime “Grammy” e dhejtëra hite që numërojnë miliona klikime në YouTube, në fëmijërinë gjërat nuk ishin kështu.

Dua Lipa – artistja e parë shqiptare që ka fituar “Grammy” (Foto: Amanda Edwards/Getty Images/Guliver)

Me gjithë dëshirën për të kënduar, asaj njëherë ia kishin prerë shpresat kur ishte në shkollë fillore, kur një nga mësuesit e saj nuk e kishte pranuar në korin e shkollës, duke i thënë se “nuk mund të këndonte”.

Lexo po ashtu "Don't start now" e Dua Lipës në mesin e 10 këngëve më të mira të vitit, sipas revistës prestigjoze TIME

Këtë histori tashmë të ditur nga një pjesë e madhe e fansave të saj, Dua e tregoi edhe një herë së fundmi gjatë intervistës për AMP Radio, kur një nga gazetaret e emisionit po lexonte fakte rreth saj, dhe e pyeti nëse është e vërtetë që mësuesi i kishte thënë asaj dikur kështu.

Dua Lipa (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images /Guliver)

Dua duke u buzëqeshur tha: “Po, është i vërtetë ky fakt. Unë kam dashur shumë që të isha në korin e shkollës, por nuk më pranuan”, teksa qeshte bashkë me të pranishmit në radio.

Ndërkohë, moderatorët e emisionit vazhduan ta ngacmojnë artisten, duke i thënë që t’i dërgojë tashmë mësuesit që dikur nuk e kishte pranuar në kor, një album të sajin, për të parë se sa shumë ka arritur ish-nxënësja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version