Telegrafi

Dua Lipa me kombinim ‘kuq e zi’ në tapetin e ceremonisë BRIT Awards

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shkëlqyer në tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve BRIT Awards, ku pritet të bëjë edhe hapjen e këtij eventi të përvitshëm.

Ajo veshi një fustan të gjatë të zi lëkure që hapej në fund, derisa flokët e saj të kuqe, ndërthurnin një kombinim ‘kuq e zi”.

Si çdoherë këngëtarja shqiptare mahnit me stilin e saj unik, dhe dukej tejet tërheqëse.

Siç u raportua gjatë ditës nga DailyMail, Dua Lipa është e nominuar si për çmimin “Kënga e Vitit” si dhe për kategorinë “Artisti i Vitit”.

Ceremonia e BRIT Awards do të drejtohet nga Maya Jama, Roman Kemp dhe Clara Amfo, do të ketë gjithashtu një seri prezantuesish të ftuar gjatë mbrëmjes së mbushur me yje.

Foto: Dua Lipa në BRIT Awards / DailyMail

Këngëtarja shqiptare pritet që gjithashtu të ngjitet në skenë për të elektrizuar me performancën e saj. /Telegrafi/