Telegrafi

Dua Lipa këndon dhe argëtohet nën ritmet e këngës së NR, “Afrim Roboti”

Kanë mbetur edhe disa orë deri tek fillimi i festivalit më të madh të muzikës – Sunny Hill Festival.

Ylli i mbrëmjes së sotme, por edhe i gjithë kësaj ngjarjes që do të zgjas tre ditë rresht në Gërmi të Prishtinës, është padyshim Dua Lipa.

Kjo e fundit po argëtohet në maksimum si duket me jetën e natës në kryeqytetin tonë, Prishtinë, duke marrë për bazë imazhet dhe videot që po publikon në rrjetet sociale.

Së fundi ajo shihet duke u argëtuar nën ritmin e këngës së famshme të grupit NR, “Afrim Roboti”, i cili ishte një hit i vërtetë vite më parë.

Madje, 22-vjeçarja së bashku me miqtë e pranishëm në ndejën e organizuar mbrëmë, këndon disa herë refrenin e këngës “Afrim Roboti”.

Lexo po ashtu Çokollata me imazhin e Dua Lipës, me rastin e ardhjes së saj në Kosovë

Ajo ka publikuar edhe disa fotografi në llogarinë personale në Instagram në shoqëri të të dashurit, Isaac Carew.

Ndryshe, Dua së bashku me fondacionin Sunny Hill ka ndarë 100 mijë euro për bamirësi si dhe shkollat e muzikës në Kosovë. /Telegrafi/