Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, së fundmi ka dhuruar spektakël në “Oscars 2021”.
Ajo së bashku me Elton John, nën fondacionin ‘AIDS Foundations’ patën rastin që të argëtojnë fansat në para-festën e “Oscars”, shkruan Daily Mail.
25-vjeçarja me paraqitjen e saj mori vëmendje shumë të madhe, pasi u shfaq me dy fustane shumë të veçanta.
Fillimisht ajo ishte e veshur me plot shkëlqim, ndërsa flokët e gjata i kishte lënë të lira mbi supe.
Në dukjen e dytë ajo zgjodhi një fustan të zi, që i vinte në pah edhe fizikun e formësuar të bukuroshes.
Performanca e artistes mori shumë komente pozitive, duke u shpërndarë çdo ku në rrjet. /Telegrafi/