Telegrafi

Dua Lipa me përshkrim kontravers të sesionit të fundit për GQ (Foto)

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, e ka dëshmuar tashmë veten si një këngëtare e suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Sukseset e saj janë të një pas njëshme, ndërsa së fundmi, ajo bashkë me Rita Orën u renditën në top 30 personat me më së shumti ndikim, sipas Forbes.

Dua së fundmi ka pozuar për revistën e famshme italiane “GQ”, ku është shfaqur mjaft me stil në kopertinën e saj.

Një nga pozat për këtë revistë, Dua e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Por, në mbishkrimin e sajo ajo ka lënë një përshkrim mjaft të çuditshëm, i cili lidhet me gjoksin e saj.

“Me gjoks të vogël, por zemër të madhe…ose çfarëdo tjetër”, ka shkruar Lipa.

E njëjta është komplimentuar gjithnjë për dukjen e saj joshëse dhe me stil, ndërsa më pak është shquar për zhveshjen ose ekspozimin e tepërt në paraqitjet e saj. /Telegrafi/