Telegrafi

Dua Lipa i gëzohet suksesit të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Serbisë

Këngëtarja e njohur Dua Lipa, ashtu si miliona shqiptarë të tjerë i është gëzuar sonte (e premte) fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.

Krejt kjo ngase dy super golat e shënuar, janë realizuar nga futbollistët e njohur shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Grabit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)

Dua përmes një fotografie të hedhur në InstaStory, ka treguar se ndjehet tejet krenare me dy lojtarët në fjalë.

Në fotografi, Lipa shfaq momentin kur Xhaka e Shaqiri bëjnë shqiponjën, teksa e mbulon me flamujt shqiptarë.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Përveç Duas, krenare është treguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila filloi t’i ndjekë dy lojtarët në Instagram. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Edhe Rita Ora krenare me djemtë e Kosovës, sapo filloi t'i ndjekë Xhakën e Shaqirin në Instagram