Ylli i muzikës, Dua Lipa u pa në Sydney të hënën (7 nëntor), teksa mori një pushim të shkurtër nga performanca në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”.
Krijuesja e hiteve, 27 vjeçe, shijoi një stërvitje rraskapitëse në “Barry’s Bootcamp” në Sydney, Australi.
Dua dukej e freskët pas stërvitjes së saj teksa doli pa grim, e veshur me një bluzë gri me kapuç dhe pantallona sportive.
Këngëtarja e “Levitating” kishte veshur një bluzë sipër të cilës ishte e shkruar “Supreme”, me geta të gjera dhe atlete të zeza.
Ajo i tërhoqi flokët e saj të gjatë dhe prapa dhe nga fytyra, duke i mbajtur me bisht të lartë dhe gërsheta. Dua anashkaloi makijazhin, duke treguar lëkurën e saj të përsosur.
Artistja mbante në dorë një shishe me ujë dhe celularin e saj. Ajo aktualisht po qëndron Australi për turneun e saj “Future Nostalgia”.
Para se të nisej për në Sydney të dielën me një avion privat, Dua ishte në Brisbane dhe eksploroi një park të kafshëve të egra.
Ajo ndau foto të saj në Instagram duke përqafuar një koalë dhe duke ushqyer disa kangurë.
Dua do të luajë një shfaqje në “Qudos Bank Arena” të Sydneyt të martën (8 nëntor), përpara se të niset për në Melburn, Adelaide dhe Perth.
Kjo vjen pasi ajo konfirmoi se është beqare pas një valë thashetheme se ishte në lidhje me komedianin Trevor Noah , 38 vjeç.
Dyshja u fotografuan së bashku teksa po shijonin një darkë në fillim të këtij muaji.
Duke biseduar me Charli XCX në episodin e ri, Dua shpjegoi se kjo ishte hera e parë në ‘vite’ që ajo ka pasur mundësinë të jetë beqare.
“Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.
Dua i dha fund lidhjes së saj dyvjeçare me Anwar Hadid në dhjetor 2021, e cila erdhi pas një romance pesëvjeçare me Isaac Carew. /Telegrafi/