Ndërmarrja e menaxhimit të këngëtares, Dua Lipa, “TaP Music” njoftoi të enjten (3 tetor) planet e saj për të mbledhur 100 mijë funte donacion për ndërgjegjësimin e bamirësive të shëndetit mendor, “My Dog Black”, një shoqatë bamirëse për shëndetin mendor në internet dhe CALM (Fushata kundër të jetuarit në mënyrë të mjerueshme).
“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por vetë muzikantët shpesh mund të vuajnë në mënyrë disproporcionale nga çështjet e shëndetit mendor”, tha Lipa në një deklaratë për shtyp, shkruan Billboard, transmeton Telegrafi.
“Unë kam përfituar shumë nga kjo industri, por shoh rreth meje çdo ditë se çfarë të tjerët mund të vuajnë: frika nga dështimi, vetmia dhe presionet e mëdha të rrjeteve sociale, që unë mendoj se është veçanërisht rasti për artistet femra”, shtoi ajo.
“Është koha që industria e muzikës të fillojë të marrë seriozisht shëndetin mendor të artistëve”, ka thënë këngëtarja me famë botërore, me prejardhje nga Kosova.
Studimi i ri ka zbuluar se 73% e muzikantëve të pavarur vuajnë nga simptomat e sëmundjes mendore.
Përpjekja për mbledhjen e fondeve vjen pas historisë shkatërruese midis anëtarëve të ekipit të “TaP” në lidhje me përvojën e përbashkët të humbjes së miqve dhe familjes në vetëvrasje.
“TaP” do të fillojë përpjekjet e tyre bamirëse me një udhëtim cikli 24-orësh nga Londra në Paris në 4 tetor. Javën tjetër, ata do të mirëpresin një turne futbolli, në të cilin do të marrin pjesë edhe figura të rëndësishme nga label-at e njohur botërorë si: CAA, WME, Live Nation, Paradigm, UTA , Primary, Warner Records, Parlophone, Universal Records, Sony Records, Sony ATV, Publishing Universal, Warner Chappell, Professor Green, Bray & Krais dhe HSBC. /Telegrafi/