Telegrafi

Dua Lipa flet për Rita Orën (Foto)

Janë pa diskutim ndër këngëtaret më të famshme shqiptare, të cilat ina kanë bërë t֝ ndjehemi krenarë me sukseset e tyre.

Dua Lipa dhe Rita Ora janë shumë të pëlqyera nga publiku për këngët dhe stilin e tyre, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse vajzat në fjalë njihen mes vete.

Dua Lipa. (Getty Images)

Në fakt, ato nuk janë takuar asnjëherë personalisht, por prindërit e tyre njihen mes vete.

Kështu së paku ka thënë vet këngëtarja Dua Lipa gjatë intervistës së saj më të fundit për revistën “Evening Standard”.

Rita Ora. (Getty Images)

“Më shumë e njoh përmes muzikës. Por, prindërit tanë njihen mes vete, derisa unë e njoh pak edhe motrën e saj”, ka thënë Lipa për revistën angleze.

Rita Ora ka pasur rastin që në maj të takohet me Bebe Rexhën, teksa ndjekin edhe njëra tjetrën në Instagram, ndërkohë që e njëjta gjë nuk ndodh me Duan.

Dua Lipa. (Getty Images)

Ajo gjithashtu ka folur edhe për Prishtinën, duke treguar se në kryeqytetin e Kosovës ajo njihej më shumë si “vajza e Dugit”, kjo për shkak se ishte nën ombrellën e babait të saj, i cili ishte këngëtar gjithashtu.

Tani ajo gëzon famën, dhe shquhet si një ndër artistet më të suksesshme të momentit në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/

Rita Ora. (Getty Images)