Site icon Telegrafi

Dua Lipa flet për refugjatët në një intervistë për CNN-in

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Kjo ka bërë që bukuroshja jonë të jep intervista të ndryshme, ku po flet për eksperiencat jetësore.

Një të tillë e ka bërë me gazetaren e CNN-it, Becky Andresonin ku ka folur ndër të tjerash edhe refugjatët anembanë botës duke qenë edhe ajo ishte refugjate në Angli shkaku i luftës në Kosovë.

“Askush nuk e lë vendlindje me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat. Unë e di që ka shumë fëmijë që mund të përjetojnë këtë ndjenjë”, ka pohuar bukuroshja jonë.

Ajo më tutje ka treguar se të qeni shtëpi artistësh i ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore.

Lexo po ashtu Nga Dua Lipa tek Inva Mula: Të famshmit shqiptarë nëpër botë bëhen bashkë për një koncert madhështor në Romë

“Faleminderit prindërve që më përkrahin në karrierë. Në shtëpinë tonë mbretëron muzika dhe kjo më ka ndihmuar në karrierën muzikore”, tha zeshkania.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version