Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është nominuar në tre kategori në “Brit Awards 2021.
Ajo ka rezultuar të jetë edhe kësaj radhe e suksesshme, duke marrë njërin prej çmimeve.
Lipa ka marrë çmimin ‘Best Female solo artist’ (Artistja solo më e mirë), derisa pritet për vendimin e edhe dy nomineve të tjera.
Derisa u ngjit në skenë, këngëtarja mori vëmendje edhe me fjalimin e saj, pasi çmimin ua dedikoi punëtorëve shëndetësorë të vijës së parë të frontit.
Ajo pati edhe një thirrje të madhe së bashku me publikun: “Unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të japim të gjithë një duartrokitje dhe t’i dërgojmë Borisit [kryeministrit britanik] një mesazh, që ne të gjithë mbështesim një rritje page për punëtorët e vijës së pare”.
Në ato momente salla e The O2 Arena shpërtheu në duartrokitje nga thirrja e këngëtares shqiptare. /Telegrafi/