Telegrafi

Dua Lipa feston në mesin e familjarëve dhe miqve pas triumfit në Brit Awards

Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, natyrisht se nuk ka mundur t’i përmbahet gëzimit pas triumfit në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Brit Awards.

Bukuroshja shqiptare edhe një herë tregoi anën e saj modeste, ku në mesin e familjarëve shijoi triumfin.

Ajo u shpall “Këngëtarja më e mirë” dhe “Depërtimi i Vitit” në ngjarjen më të madhe muzikore, e në prani të saj ishte nëna Anesa dhe motra e vëllai i vogël.

Natyrisht, aty prezent ishte edhe babai Dukagjin Lipa.

Kurse, Dua u shkëput nga familjarët për të vazhduar festën me miqt e afërt, ekipin e saj dhe me këngëtarët tjerë në pas ndejën e Brit Awards.

Festa ishte e mbyllur për media, por artistët shijuan kohën e tyre larg syrit të paparacëve, por u siguruan që vet të publikuojnë imazhe, ashtu siç bëri edhe vet Dua.

Për Dua Lipën ky është kulmi i karrierës së deritanishme dhe është shtruar baza për një depërtim të madh në SHBA-të, ku tash vajza nga Prishtina mund të synojë edhe çmime të mëdha si Grammy. /Telegrafi/