Vetëm katër femra ishin në 20 albumet më të shitura të vitit 2018, në Mbretërinë e Bashkuar.
Dua Lipa ishte artistja me albumin më të shitur prej femrave, dhe e vetmja femër në top 10 albumet më të shitura të vitit.
Sipas shifrave të fundvitit të publikuar nga Shoqata e Etiketave të Incizimeve, industria britanike e fonografisë (BPI), albumi debutues me titull “Lipa” i këngëtares shqiptare ishte albumi i nëntë më i shitur i vitit 2018, pavarësisht se u publikua në qershor të vitit 2017.
Dua Lipa gjithashtu pozicionohej e dyta në listën e këngëve më të dëgjuara të vitit, për këngën “One Kiss” me Calvin Harris, dhe në vendin e nëntë me “IDGAF”.
Vendin e parë e mban “The Greatest Showman” nga Motion Picture Cast Recording.
Përfundimisht, albumi “Lipa” i këngëtares shqiptare renditet i nënti në Official Charts në Mbretërinë e Bashkuar, që është njëherësh albumi i vetëm me këngë të interpretuara nga një femër.
Dua i pati të shumta sukseset gjatë vitit 2018, teksa në konferencën e mbajtur për media në Prishtinë gjatë vizitës së saj në gusht, ka pohuar se kishte filluar punën për albumin e saj të dytë.
Suksesin më të madh ajo e shënoi në dhjetor, ku për herë të parë arriti që të nominohet për dy çmime “Grammy” – atë për “Artisten e re më të mirë”, dhe për “Këngën më të mirë ritmike”, për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. /Telegrafi/