Telegrafi

Dua Lipa e pandalshme, në vendin e dytë në Top 10 të Britanisë (Foto)

Dua Lipa po shënon sukses pas suksesi duke mos ditur të ndalet.

Bukuroshja nga Prishtina po vazhdon të shijojë sukseset e këngës “Be The One” edhe pse tashmë hit i ri i saj është kënga me Martin Garrix, “Scared to be Lonely”.

Dua është pozicionuar në vendin e dytë të Top 10 këngëve më të kërkuara britanike në Shazam, duke qëndruar vetëm prapa superhitit botëror të Ed Sheeran, “Shape of You”, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Dua Lipa fillon turneun botëror, e magjishme në Chicago (Foto)

Krenarinë për këtë e ka shprehur vet babai i këngëtares, i cili në rrjetin social Instagram e ndau këtë sukses me miqtë e tij.

Dua Lipa së fundmi ishte pjesë e Brit Aëards ku shkëlqeu me dukjen dhe performancën në after party. /Telegrafi/