Telegrafi

Dua Lipa e mrekullueshme gjatë performancës skenike në AMA

(Foto: Kevin Winter/Getty Images for dcp/Guliver)

Ylli shqiptar i muzikës botërore, Dua Lipa, e ka bartur magjinë e saj skenike në evenimentin e përvitshëm muzikor, American Music Awards.

Të dielën mbrëma në Microsoft Theater të Los Angelesit është zhvilluar ngjarja e përvitshme muzikore, në të cilën ka lënë shenjë këngëtarja 24 vjeçare.

Lexo po ashtu Lista e fituesve në 'American Music Awards 2019'
Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images for dcp/Guliver)

Ajo e ka pushtuar skenën në skenë duke e interpretuar hitin e saj, “Don’t Start Now”, me një performancë dhe koreografi të fuqishme.

Dua është shfaqur në skenë me shumë vetëbesim, me flokë të lidhura dhe më një kostum në formë të brendshmeve duke vënë në plan të parë fizikun e saj.

Dua Lipa (Foto: JC Olivera/Getty Images/Guliver)
Lexo po ashtu Dua Lipa dhe Anwar Hadid shkëmbejnë një puthje pasionante në AMA

Këngëtarja mori vëmendjen edhe gjatë parakalimit në tepihun e kuq duke shkëmbyer një puthje para fotoreporterëve me të dashurin e saj, Anwar Hadid. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images for dcp/Guliver)

 

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images for dcp/Guliver)