Dje (e enjte) u mbajt edicionin virtual i “Billboard Women in Music 2020”.
Krenaria jonë, fituese e çmimeve të shumta Grammy, Dua Lipa hapi ngjarjen, me këngën e saj Boys Will Be Boys.
Duke qëndruar në një skenë gati të zbrazët, ajo u lëkund rreth e rrotull me një mikrofon dhe këndoi një refren të fuqishëm, i cili trajtoi ngacmimet seksuale dhe përvojat e grave me sjelljen toksike të meshkujve.
“Djemtë do të jenë, djemtë do të jenë djem, por vajzat do të jenë zonja”, tha ajo ndërsa siluetat e orkestrës së saj ndriçonin herë pas here në ekran.
E veshur në një fustan të zi të gjatë, Dua dukej e mahnitshme dhe plot stil.
Grimi i saj ishte i thjeshtë, ndërsa për aksesorët zgjodhi vath dhe unaza ari.
Ndryshe, ky vit ishe mjaft i suksesshëm për Duan. Së fundmi revista “People” zgjodhi dhjetë albumet më të mira të vitit 2020, të parin e rendititi “Future Nostalgia” të Dua Lipës. /Telegrafi/