Site icon Telegrafi

Dua Lipa duket magjepsëse dhe tërë elegancë teksa merr pjesë në konferencën e “Vogue Forces Of Fashion”

Dua Lipa dukej elegante teksa ka pozuar për foto në konferencën vjetore të “Vogue Forces Of Fashion” në Londër të premten mbrëma (14 tetor)

Këngëtarja, 27 vjeçe, ekspozoi belin e saj të hollë me një kostum të zi pa mëngë, të cilën e përshtati me doreza të tejdukshme dhe këpucë po ashtu të zeza.

Në një bisedë të titulluar “Një ndjesi e popit dhe modës”, kryeredaktori britanik i Vogue, Edward Enninful diskutoi për fuqinë e yllit me Duan, nga ajo që duhet për të bërë turne, për atë që duhet të veshësh në skenë dhe procesin dhe bashkëpunimin që duhet për të arritur atje.

Kjo mbylli një ditë bisedash frymëzuese dhe të detajuara me disa nga emrat më të mëdhenj dhe më të rinj të modës dhe më gjerë, transmeton DailyMail.

Folës të tjerë gjatë ditës përfshinin Sabrina Dhowre Elba, Charlotte Tilbury, fotografen Nadine Ijewere dhe drejtorin krijues të “Valentinos”, Pierpaolo Piccioli.

Në event të pranishëm ishin gjithashtu, CEO i “Luxury Promise”, Sabrina Sadiq, kryeshefi çështjeve Institucionale në Kering, Marie-Claire Daveu, dhe redaktori i British Vogue, Dana Thomas, drejtoresha kontribuuese e modës, Kate Phelan dhe drejtoresha evropiane e bukurisë dhe mirëmbajtjes, Jessica Diner.

Bisedat gjatë gjithë ditës prekën qëndrueshmërinë, përfshirjen në bukuri dhe standardet sfiduese të bukurisë.

Ky vit shënon herën e parë që konferenca vjetore e Vogue zhvillohet globalisht, me ngjarje në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Meksikë.

Shfaqja vjen pasi këngëtarja e “Levitating” konfirmoi se është beqare pas një vale thashethemesh se ishte në lidhje me mikun e saj, komedianin dhe prezantuesin, Trevor Noah.

Dyshja u fotografuan së bashku teksa po shijonin një darkë në fund të muajit të kaluar.

Ajo shpjegoi se është “vërtetë e mrekullueshme të jesh vetëm” ndërsa bëri deklaratën rreth statusit të saj gjatë ‘podcast’-it të iHeartRadio, Dua Lipa: At Your Service.

Duke biseduar me Charli XCX në episodin e ri, Dua shpjegoi se kjo ishte hera e parë në ‘vite’ që ajo ka pasur mundësinë të jetë beqare.

“Për mua ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë Dua.

Dhe vetëm javën e kaluar, këngëtarja ndezi spekulime se ajo ishte në lidhje me prezantuesin e “Daily Show”, pasi dyshja dukeshin të afërt gjatë një darke në New York.

Dua i dha fund lidhjes së saj dyvjeçare me Anwar Hadid në dhjetor 2021, e cila erdhi pas një romance pesëvjeçare me Isaac Carew.

Trevor u takua për herë të fundit me aktoren Minka Kelly, 42 vjeçe, por ata u ndan majin e kaluar pasi ishin bashkë që nga viti 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version