Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, gjithmonë përkujdeset për dukjen e saj dhe paraqitjen ne publik.
Ajo kësaj radhe në rrjetin social Snapchat ka zgjedhur që të shfaqet pa makijazh.
Edhe pse duket krejt ndryshe, Dua shihet se është natyralisht e bukur dhe nuk mund të jetë ndryshe vajza nga Prishtina.
Dua aktualisht po qëndron në Spanjë ku po shijon momentet me të dashurin e ri, teksa pritet që shumë shpejt të performojë edhe në Zvicër.
Ajo po shijon suksesin e hitit “Scared to be Lonely” në bashkëpunim me Martin Garrix. /Telegrafi/