Telegrafi

Dua Lipa dukej elegante në pas-ndejën e BAFTAs, teksa u shfaq me një mashkull misterioz me mjekërr

Lidhja e saj e fundit e njohur ishte me modelin Anwar Hadid, nga i cili u nda në dhjetor të vitit 2021.

Dhe të dielën mbrëma, Dua Lipa, 27 vjeçe, u shfaq elegante me një veshje të zezë, teksa u largua nga festa e BAFTA Awards 2023 me një mashkull misterioz me mjekërr.

Ylli i muzikës pop dukej e mahnitshme për eventin në Chiltern Firehouse, e veshur me një xhaketë sportive më të gjerë dhe pantallona lëkure, të kombinuar me një triko të shkurtër.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Shoku i Duas ishte mbuluar me një pallto të zezë si dhe me një kapelë bejsbolli, të cilat ia mbronin disi fytyrën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Dyshja u fotografuan së bashku duke u ngjitur në pjesën e pasme në një makinë, duke marrë kohën e tyre pas festës së mbushur me yje.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Artistja me origjinë shqiptare ishte në një lidhje dyvjeçare me modelin Anwar Hadid, 23 vjeç, përpara se të ndaheshin në dhjetor të 2021-shit.

Ata nuk u fotografuan bashkë për gjashtë muaj, pasi këngëtarja ishte duke bërë këngë të reja në Londër dhe Los Angeles, ndërsa Hadid ishte në New York me qenin e tyre, Dexter.

Dua dhe Anwar ndërkohë ndezën për herë të parë thashethemet për një romancë në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Getty Images)
Mashkulli misterioz krah Dua Lipës (Foto: Backgrid)
Dua Lipa (Foto: Backgrid)