Site icon Telegrafi

Dua Lipa dhe Bebe Rexha mahnitin me paraqitjen e tyre në Kanë, takojnë njëra-tjetrën në eventin “NRJ Music Awards”

Foto: Getty Images/Guliver

Në qytetin Kanë të Francës po zhvillohet evenimenti i njohur, “NRJ Music Awards”.

Pjesë në këtë mbrëmje po marrin edhe dy këngëtaret shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua Lipa (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Dua është ajo e cila publikoi menjëherë për fansat në rrjetin social Instagram disa fotografi, kutregonte dukjen e saj glamuroze në këtë natë.

Kështu duket këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, në “NRJ Music Awards”, në Kanë të Francës (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

E veshur në një fustan elegant, të zi në pjesën e sipërme dhe të qëndisur me pupla të bardha në pjesën poshtë, këngëtarja shqiptare dukej e vezulluese në këtë mbrëmje.

Dua shkëlqen me elegancën e saj (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

“Ndjehem magjike në ‘NRJ Hit Music Only Awards'”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Jo me më pak shkëlqim është dukur edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Bebe Rexha.

Bebe Rexha (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ajo kishte veshur një kostum ngjyrë ulliri me shkëlqim, i cili vuri mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.

Pamja e saj prej biondeje i dha një pamje edhe më tërheqëse këngëtares të hitit “I’m a mess”.

Kështu duket këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, në “NRJ Music Awards”, në Kanë të Francës (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha në këtë mbrëmje ka pasur rastin të takohet sërish me Dua Lipën, me të cilën ruan një raport shumë të mirë miqësor.

Bebe Rexha e shkëlqyeshme në “NRJ Music Awards” (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Madje, Rexha ndau një fotografi me fansat në Instagram, ku shfaqej e buzëqeshur krah patriotes së vetme të saj në këtë mbrëmje, Dua Lipës.

Të dyja ato patëm rastin t’i shohim së bashku edhe të dielën në “MTV Europe Music Awards”, ku Bebe Rexha perfmormoi hitin e saj “I’m a mess”, e ndërsa Dua u shpërblye me çmimin “Kënga më e mirë POP”.

Pas përfundimit të mbrëmjes, këngëtaret shqiptare nuk kanë hezituar që të takohen e të festojnë së bashku me njëra tjetrën, kjo pasi ato ruajnë një raport shumë miqësor mes vete. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Exit mobile version